Ilir Selmani, i pandehur për atentatin ndaj Santiago Malkos, u paraqit këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Selmani ndodhet nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe u shoqërua në gjykatë nga efektivët e Policisë së Shtetit.