Midhjet, praktikisht “u zjenë” këtë verë në deltën e Ebros, në brigjet lindore të Spanjës, ku temperatura e detit mbërriti në 30 gradë Celsius. Shkencëtarët thonë se kjo mund të jetë vala më e nxehtë detare e regjistruar ndonjëherë në këtë zonë që nga fillimi i regjistrimeve në vitet 1980. "Temperatura e ujit është rritur dhe pjesa dërrmuese e midhjeve këtu kanë ngordhur", ankohet Carles Fernández, një prodhues vendas. Pamjet: AFP