Franca dhe Zvicra kanë vendosur të mbyllin centralet e tyre bërthamore në mesin e valës përvëluese të të nxehtit që ka pushtuar Europën. Për t’u ftohur, termocentralet atomike pompojnë ujë nga lumenjtë e zonës ose deti, dhe më pas e lëshojnë atë sërish në ujë, këtë herë me një temperaturë më të lartë.