Evropa po përballet me një valë ekstreme të nxehti, me temperatura rekord, ku pjesa më e madhe e kontinentit ndodhet nën alarmin e kuq. Termometri regjistroi pothuajse 50°C në Madrid me vlerën që i kaloi 48°C. Në Francë temperatura maksimale u regjistrua 46°C, ndërsa 44°C në Romë. Mbretëria e Bashkuar sot theu edhe një rekord tjetër të temperaturës për muajin qershor, duke arritur 37.3°C. Pas mbylljes së Kullës Eiffel për shkak të vapës dhe zgjerimit të tepërt të metalit, edhe Berlini ndërpreu vizitat në kupolën prej xhami të Reichstag-ut.