Teksa vera arriti temperatura deri në 40 gradë në qytetin e Elbasanit, duket se jo pa probleme e kanë kaluar sidomos mosha e tretë. Mesatarisht Çdo ditë në urgjencën e Elbasanit paraqiten 100-120 pacientë të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, kryesisht për shkaqe që kanë të bëjnë me temperaturat e larta.