Muaji qershor ka sjellë temperatura rekord, ditë përvëluese dhe netë të vështira për shumë njerëz. Meteorologët paralajmërojnë se kjo valë e të nxehtit mund të ndihet edhe më e ashpër nga sa tregon zhiva e termometrit, e kjo për shkak të lagështisë ne ajer, mungesës së freskimit gjatë natës dhe temperaturave të larta që zgjasin për disa ditë me radhë.