Top Channel/ I nominuari për ambasador Eric Wendt zbulon planin për Tiranën
20/05/2026 19:38

Kandidati për ambasador në Shqipëri Eric Wendt, gjatë fjalës së tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan u pyet edhe për rolin e SPAK nga një prej anëtareve të Senatit, Shaheen. Wendt u shpreh se SPAK është një organizatë e pavarur dhe apolitike, dhe nëse konfirmohet në detyrë do të angazhohet për të çuar përpara dhe mbështetur vazhdimin e funksionimit të tyre. Shaheen: Siç thashë, unë jam një mbështetëse e madhe e partneritetit që Shtetet e Bashkuara kanë pasur me Shqipërinë. Kryeministri Rama më duket shumë interesant dhe një nga gjërat që më inkurajon është se, si një burrë i gjatë edhe ju vetë, do të jeni sy më sy me Kryeministrin Rama. Kryeministri Rama ka atë që ai e quan “grupi i burrave të gjatë”, ndaj jam i kënaqur që do të keni mundësi t’i bashkoheni atij në këtë drejtim, dhe mendoj se duhet ta ndani këtë me të, miratimin tuaj për grantet. Një nga gjërat që besoj se duhet të vazhdojmë të bëjmë është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për reforma, të cilat janë pjesë e ambicies së saj për anëtarësim në BE. Ata kanë krijuar një organ kundër korrupsionit, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK, siç besoj se shqiptohet. Dhe ka qenë shumë i suksesshëm në luftimin e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe korrupsionit në nivele të larta. Mendoj se është një shembull i shkëlqyer i asaj që ndihma e huaj amerikane ka qenë në gjendje të mbështesë për të mbrojtur demokracinë e Shqipërisë dhe investimet në vend. Pra, a mund të flisni pak, nga këndvështrimi juaj, për rolin që mendoni se një organ i tillë kundër korrupsionit mund të luajë në mbështetjen e klimës së investimeve në Shqipëri? Wendt: Faleminderit, senator, për atë pyetje shumë të rëndësishme. Dhe para se të hyj në këtë temë, do të theksoj se, nëse konfirmohem, do ta bëj prioritet të diskutoj “grupin e burrave të gjatë” në Shqipëri. SPAK-u, nga gjithçka që kam lexuar, dhe gjatë vizitave të mia të mëparshme në Shqipëri nuk kam pasur ndërveprim me ta, kam bashkëpunuar me ushtarakë dhe personel ushtarak në Shqipëri, por SPAK-u, nga gjithçka që kam lexuar, ka qenë një organizatë shumë e vlefshme. Ka qenë apolitike. Ka qenë e pavarur. Prokurorët që hyjnë në SPAK i nënshtrohen një procesi shumë të kujdesshëm verifikimi. Ata mbikëqyren nga IMO-ja, Organizata Ndërkombëtare e Zbatimit të Ligjit e europianëve dhe amerikanëve. Ata kanë organin e tyre hetimor me BKH-në, Byronë Kombëtare të Hetimit. Kanë zyrën e tyre me DFSO-në që ndodhet aty, si edhe forcat e tyre speciale. Dhe janë të sanksionuar në nenin 148 të Kushtetutës së Shqipërisë. Prandaj, nëse konfirmohem, sigurisht që mund të angazhohem për të çuar përpara dhe mbështetur vazhdimin e funksionimit të tyre apolitik dhe të pavarur. Ju përmendët gjithashtu organizatat kriminale ndërkombëtare kundër të cilave ata po punojnë. Ata kanë qenë të paçmueshëm. Gjithçka, përsëri, që kam lexuar për ta, shkëmbimi i informacionit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit në Tiranë, me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në, zyrën e DEA-s që ndodhet aty, ka qenë i pandërprerë. Ka qenë transparent. Dhe më është thënë përsëri, po flas bazuar në atë që kam lexuar, se kjo ka çuar në ndjekje penale kundër elementëve kriminalë në Shtetet e Bashkuara dhe në qytete amerikane. Gjithashtu, së fundmi, në një operacion për bllokimin e disa tonëve kokainë që vinte nga Karaibet. Pra, për ta përmbledhur, mendoj se puna e tyre në këto fusha është kritike për sa kohë që mbeten apolitikë dhe të pavarur. Dhe gjithashtu mendoj se kjo ndikon pozitivisht në mundësitë e biznesit amerikan, në zbatimin e ligjit për kontratat… Do të ndihmojë sigurinë dhe tenderët, transparencën, dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë.

Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53