77-vjeçari, Përparim Zeneli ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në lagjen Grancisë, të qytetit të Gjirokastrës. Thirrjet e tij për ndihmë kanë vënë në alarm komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar urgjencës dhe efektivët e policisë. Këta të fundit kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë nga banesa të moshuarin. Mësohet se 77-vjeçari ka rënë në dysheme, në kushte ende të pazbardhura, dhe në pamundësi për t’u çuar, kërkoi ndihmë. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.