Gjatë një seance gjyqësore, një gjykatëse në Las Vegas u sulmua egërsisht nga një i burgosur të cilit vendosi t`ia mohonte lirimin me kusht. Mary Kay Holthus, nga Gjykata e Qarkut Clark ishte ende duke shqiptar dënimin, kur Debra Delone Redden u hodh papritur mbi të duke zënë në befasi edhe vetë policët rreth e rrotull, dhe nisi ta godiste me forcë. Pamjet filmike tregojnë momentin e frikshëm, kur Redden lëshohet nga vendi i tij e hidhet drejt gjyqtares për ta qëlluar.