Top Channel/ “I mituri me shenja në trup”, një muaj burg për dy edukatoret, hetimet vijojnë
20/09/2023 21:38

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lënë një muaj paraburgim dy edukatoret e dyshuara për dhunën ndaj një fëmije 3-vjeçar në një çerdhe në Fushë-Kosovë. Ishin familjarët e 3-vjeçarit ata që publikuan në rrjetet sociale incizimet nga kamerat e sigurisë në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ku shfaqen edukatoret duke ushtruar dhunë ndaj fëmijës. Prokuroria tha se e ka autorizuar policinë për nisjen e menjëhershme të hetimeve pas rastit të rëndë, ndërsa dy edukatoret do të mbahen në paraburgim Ato dyshohen për dy vepra penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “lëndim të lehtë trupor”, tha Prokuroria. Fëmija është dërguar për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme mjeko-ligjore. Do të jenë rezultatet e këtij raporti që do t’i japin përgjigje dyshimeve se të pandehurat e kanë tërhequr për krahu të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime trupore. Sipas familjarëve që i kanë publikuar pamjet, 3-vjeçari është rrahur nga dy edukatore, duke pretenduar se në dhunë janë përfshirë edhe pastruesja dhe kuzhinierja e këtij institucioni. Ata thanë, po ashtu, se fëmija po përjeton “trauma të rënda psikike, nuk mund të flejë më dhe po përjeton ankth të madh”. Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha, tha për mediat se edukatoret që dyshohet të jenë përfshirë në këtë rast do të pezullohen nga puna pasi të përfundojë intervistimi në polici.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00