Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e një 33-vjeccari në qytetin e Kavajës ka ccuar në pranga dy persona, ndërsa një i tretë ndodhet nën hetim në gjendje të lirë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambjentet e këtij lokali të vogël në lagjen nr.4 të qytetit, pranë ish-stacionit të trenit. 33-vjeccari është qëlluar me sëpatë në kokë gjatë një konflikti për motive të dobëta nga një bashkëqytetar 52-vjeçar.