Arratia e drejtuesit të “Benzit” që ia mbathi efektivëve të RENEA-s duke mos pranuar urdhrin e ndalimit ka zgjatur vetëm një orë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme gjatë operacionit për kapjen e tij në kryeqytet, në zonën e Varrit të Bamit pasi efektivët kishin informacione se në këtë zonë po qarkullonin persona që shpërndajnë lëndë narkotike. Në pamjet duket se si drejtuesi i automjetit tip “Benz” me xhama të zinj rrethohet nga efektivët, ndërsa njëri prej tyre, i cili nuk është me uniformë policie i bërtet shoferit që të hapë derën dhe të zbresë nga makina.