Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Bishan të Fierit. Ai dyshohet se është anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza për vjedhje të energjisë elektrike. Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi, M. T., 60 vjeç, i cili pritet të ekstradohet drejt Spanjës. Njoftimi i policisë: Fier/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”.