Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, të kërkuara nga deputetë të opozitës. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme dhe njoftimet, ndërsa më pas pritet të zhvillohet interpelanca urgjente me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.