Një trëndafil për Enrik Mehmetin, Vlora i jep lamtumirën gazetarit Me një trëndafil në dorë, miq, kolegë, familjarë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti. Homazhet u zhvilluan në bregdet, në vendin që ai e konsideronte si shtëpinë e tij të dytë, aty ku çdo ditë priste turistët, u prezantonte bukuritë e Vlorës dhe promovonte me pasion qytetin që e donte aq shumë.