Një fermer në Patos thotë se i gjithë prodhimi që ka nxjerrë nga serra me domate po kalbet në tokë pasi magazina ku e shet nuk e ka pranuar. “Janë rreth 60 ton domate, është dëm shumë i madh. Nuk mund të punoj më. Magazina na e ktheu pa dhënë asnjë arsye”, shkruan fermeri në “Ti Raporton”.