Top Channel/ “I gjithë lidershipi i partisë duhet të…”, Rama porosi të qartë për fitimin e zgjedhjeve
30/07/2026 19:02

Mesazhi i Ramës për të tijtë ishte i qartë në mbledhjen e sotme, teksa fliste për zgjedhjet e ardhshme dhe sesi PS duhet t’i fitojë. Ai tha se tashmë “makineria elektorale e PS” nuk fiton më siç ka fituar duke mobilizuar mirënjohjen nga populli, por tani duhet që të transformohet duke iu përshtatur, siç Rama e quan, epokës së pritshmërive. “Drejtuesit politikë që jemi këtu, drejtuesit e komisioneve parlamentare, grupi parlamentar, kabineti qeveritar, kryebashkiakët dhe i gjithë lidershipi i partisë në territore duhet të jetojë nga sot e tutje me sensin e përparësisë së përditshme. Në epokën e mungesave makineria jonë elektorale ka fituar se ka mobilizuar mirënjohjen për gjithçka është bërë, në epokën e pritshmërive kjo makineri duhet të bëjë transformim jetik sepse mirënjohja nuk është më një element kyç dhe përballja me një realitet të ri pritshmërive sapo ka filluar”, u shpreh Rama. “Sot është krejt tjetër skena se po formësohet, për të gjithë ata faktorë që fola, dhe detyra jonë është që jo ta mbrojmë makineritë nga çfarë ka rreth e jashtë saj, por ta shpëtojmë makinerinë nga vetvetja. Pikërisht në këtë gjatësi vale kam shkruar dokumentin që keni para, tërësisht i hapur për shënimet e cilido prej jush. Empatia si angazhim për të ndërvepruar, nuk është dobësi, por forcë që asnjë algoritëm nuk e prodhon dot. Një njeri që të hap derën e hallit të vet të ka dhënë një gjë më të çmuar se vota, të ka dhënë besimin. Të ka lënë në dorë edhe dinjitetin. Halli i tij nuk është monedhë për kursin e këmbimit politik, solidariteti, partia dëgjon pa e pyetur me kë je, me kë ke qenë, çfarë ke bërë dikur, çfarë kahu politik të pëlqen, pa e pyetur për votën, për politikë. Se dera që hapet vetëm për tanët, është derë që mbyllet për të gjithë ne, kur them ne, për PS. Mos-përgjigja duhet të shpallet e ndaluar në PS”, tha më tej kreu i qeverisë.

Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04
Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit në gjyq, në gjykatën e Tiranës jepen vendimet për të arrestuarit për dhunë
26/10 12:50
Top Channel/ 10 arrestime pas protestës, Policia shpall në kërkim 20 persona, dy të tjerë nën hetim
26/10 12:50
Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31
Top Channel/ Ullishtet rrezikojnë braktisjen, fermerët e Fierit kërkojnë subvencione
26/10 12:29