Një 75 vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në bulevardin Zhan Dark. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit 23 vjeçarin Marjol Aliko. Pas verifikimit të kushteve të aksidentit dhe testimit me Aquilascan rezultoi se 23 vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Ai u vu në pranga me akuzën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.