Adrian Ogiçi, 40 vjeç, i dënuar me 20 vite burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ridvan Lamajt, është arrestuar në Spanjë. Ogiçi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Policia njofton se kapja e tij u realizua në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim.