Top Channel/ I dënuar për armë në Angli!Përgjimet “fundosin” shqiptarin, zbulohet tregtia e kokainës
27/03/2024 19:29

Një shqiptar, i dënuar për shitje armësh, do të qëndrojë më shumë kohë pas hekurave, pasi përgjimet telefonike nxorën në pah një tjetër shkelje, atë të shitjes së lëndëve narkotike. 24-vjeçari Klejdi Kazani, u burgos për shtatë vjet në maj 2022 pasi u kap me një pistoletë dhe municione luftarake në gusht të vitit 2021. Kazani dhe grupi i tij kriminal, që përbëhej nga bashkëkombës shqiptarë dhe një bullgar, u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër. Kazani pranoi akuzat për armë zjarri dhe u burgos ndërsa ekzaminimi i pajisjeve të tij celulare vazhdoi. Mesazhet nga telefoni treguan se ai furnizoi pothuajse 14 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 1 milion paund. Provat telefonike çuan që Kazani të pranonte veprat e drogës dhe pastrimit të parave në tetor. Ai u dënua sot me pesë vite të tjera. Të gjithë bashkëpunëtorët e Kazanit janë dënuar edhe për veprat penale të drogës. Shtetasi bullgar Emil Spasov, 33 vjeç, drejtonte makinën në momentin e arrestimit të Kazanit. Spasov, i cili transportoi 6.1 kilogramë kokainë në nëntë udhëtime, u burgos për pesë vjet e katër muaj. Për tregtimin e kokainës u dënuan dhe Olklen Përzhilla, Ervis Axhami, 37 dhe Mariklen Bello. Sipas autoriteteve, Klejdi Kazani kishte lidhje me tregtarët e drogës në shumë vende dhe punësonte anëtarë të këtij grupi të krimit të organizuar për të përhapur kokainë në të gjithë Londrën dhe në juglindje.

Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27
Top Channel/ ‘Nuk ka më kthim pas’, Rama: Kosova nuk mund të kthehet më në një fantazi serbe
10/11 19:03
Top News – ‘Zgjedhorja’, BE kërkon rezultate/Ambasadorja De Sousa takon bashkëkryetarët e Komisionit
10/11 18:57
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:52
Top News-15 vite nga vrasja e Diana Kastratit/ Autori në arrati, shtyhet gjyqi ndaj Adnon Jasharit
10/11 18:49
Top Channel/ ‘Shpresoj që Be të shpëtojë prej vetvetes’,Rama: Shqipëria do jetë mirë, por…
10/11 18:48