Top Channel/ I dënuar më parë për trafik droge/ Plagoset në këmbë 38-vjeçari, subjekt i OFL-së
30/05/2021 09:34

Edison Begaj, një emër i njohur për strukturat e drejtësisë i ka shpëtuar një atentati në derën e shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Vlorë. 38-vjeçari është plagosur nga persona ende të paidentifikuar me 4 plumba në këmbë në ambientet e banesës së tij në fshatin Kaninë. Mbrëmjen e djeshme ai është paraqitur në ambientet e spitalit, ku ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së tij dhe pista krzesore qëndron trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë. Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës vuri në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Begajn, duke i dhënë fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Ndërhyrja e dhjetëra punonjësve policorë të Vlorës dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë çoi në bllokimin dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit. Droga u gjet në një furgon, në të cilin gjatë kontrollit u zbuluan 5 armë zjarri automatike, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash. Në atë kohë, policia tha se armët e sekuestruara ishin destinuar për grupet kriminale italiane.

Top Channel/ “Dialog”, Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Dhuna nuk justifikohet
21/10 09:11
Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37