Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 8 vjet burg për kultivim droge është arrestuar nga Policia e Krujës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në pranga është vënë shtetasi Ilir Krojë, banues në Nikël. 52-vjeçari kishte përshtatur një dhomë të nëndheshme në banesën e tij për t’u fshehur ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia.