Një 40-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në vendin tonë nga policia. Në pranga ka rënë Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili kërkohej nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.