Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë.