Në pranga ka përfunduar mbrëmjen e së enjtes edhe numri dy i Agimit të Artë Christos Papas që ndodhej në arrati prej përfundimit dhe dhënies së dënimeve në gjyqin më historik në Greqi ndaj anëtarëve të partisë neonaziste tetorin e kaluar. Dora e djathtë e liderit të kësaj partie, Nikos Mihaloliakos, që ishte shpallur në kërkim nëntë muajt e fundit është arrestuar nga forcat e antiterrorit në një shtëpi në lagjen Zografu të Athinës dhe është shoqëruar në katin e 12 të Drejtorisë së Përgjithshme të policisë.