Top Channel/ “I dehur, nuk i dha ndihmë fëmijëve”, Gjykata Durrësit “i vë vulën” aksidentit tragjik
05/05/2026 22:17

Shpejtësi, humbje kontrolli nën efektin e lartë të alkoolit dhe një tentativë e dështuar për t’u larguar nga vendi i krimit. Kjo është dinamika e tmerrshme e aksidentit të 3 majit e rindërtuar sot nga prokuroria para Gjykatës së Durrësit. Pas dëgjimit të fakteve të rënda të paraqitura nga prokurorja Anila Bebeci, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri. Gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Anila Bebeci, ka paraqitur një tablo rrëqethëse të dinamikës së ngjarjes, duke konfirmuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë fëmijëve, duke tentuar të largohet nga vendi i krimit. Sipas prokurores, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 te 3 majit në rrugën “Ohri” (Lagjja 15). Radaçi, duke drejtuar një mjet të tipit “Mercedes Benz” me targa AB 909 PC, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me të miturit, të cilët në atë moment ndodheshin në trotuar. Goditja rezultoi fatale për Kles Nikollin (9 vjeç) dhe Enea Muçajn (12 vjeç), të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. I mituri i tretë, Arbjon Meslani (8 vjeç), ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti u përplas edhe me një makinë tjetër të parkuar përpara se të ndalonte. Prokuroria bëri me dije se testet e alkoolit, të kryera rreth një orë pas ngjarjes, me diferencë 6 minuta nga njëra-tjetra, konfirmuan praninë e lartë të alkoolit në gjakun e drejtuesit. 0.73 mg/l në testin e parë dhe 0.70 mg/l në të dytin. Ndërkaq ai ka rezultuar negativ për përdorim narkotikësh. “Pas aksidentit, ai është larguar pa u dhënë ndihmë fëmijëve”, tha prokurorja Bebeci. Sipas dosjes hetimore, ai është ndaluar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petrit Llaftiu”, ku edhe ka pranuar autorësinë. “Devijova për të shmangur një mjet tjetër.” Para hetuesve, Nikoll Radaçi ka pretenduar se shkak i aksidentit ishte shfaqja e papritur e një mjeti tjetër nga një rrugicë. “Unë po drejtoja në korsi të djathtë, papritur doli një automjet. Devijova për ta shmangur dhe përfundova sipër trotuarit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se kishte shkuar drejt një dyqani aty pranë për të kërkuar që të njoftohej policia. Pavarësisht pretendimeve të tij në deklaratat në polici, Prokuroria e Durrësit ka ngritur tre akuza të rënda ndaj 57-vjeçarit: 1. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen (neni 290/4). 2. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur. 3. Largimi nga vendi i aksidentit. Duke konsideruar rrezikshmërinë e lartë shoqërore dhe pasojat katastrofike, dy fëmijë humbën jetën dhe një u plagos, gjykata pranoi kërkesën e prokurores Anila Bebeçi, duke e lënë Nikoll Radaçin në masën “Arrest me burg”. Hetimet vazhdojnë me administrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera për të zbardhur çdo detaj të kësaj tragjedie që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15