Shpejtësia e lartë dhe drejtimi i automjetit në gjendje të dehur i morën jetën një 18-vjeçareje në një aksident të rëndë automobilistik, që ndodhi natën e kaluar te Ura e Dajlanit, në Durrës. Një automjet tip BMW X5, që lëvizte në drejtimin Tiranë- Durrës, doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi, duke përfunduar poshtë tij, pranë stacionit të autobusit urban.