“Për Moskën” dhe “Për Kremlinin”: mesazhet e shkruara në dronët rusë që u lëshuan ndaj Odesës gjatë natës, kanë bërë xhiron e botës. Për ushtrinë ukrainase, ato ishin një referencë e qartë ndaj tentativës për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin, në të cilën Kievi mohon të ketë gisht.