U rrëzua duke vrapuar, por kancelari Olaf Scholz e ka marrë me sportivitet incidentin. Kreu i ekzekutivit gjerman postoi një foto të vetën ku shihej me njërin sy të mbuluar nga copë e zezë në stil pirati dhe disa mavijosje të erreta në anën e djathtë të fytyrës –që ishin rezultat i rrëzimit.