Top Channel/ I besuari i Trump, Todd Blanche zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së
08/08/2026 22:54

Pas një seance të gjatë, Senati i SHBA-së konfirmoi me një votim të ngushtë 50 pro dhe 49 kundër emërimin e Todd Blanche në krye të Departamentit të Drejtësisë. Ky hap u mundësua nga shumica republikane, ndonëse dy senatorët e tyre Susan Collins dhe Lisa Murkoëski, iu bashkuan demokratëve duke votuar kundër konfirmimit të tij. Megjithatë për të bindur republikanët e tjerë skeptikë Blanche pranoi të hiqte dorë plotësisht nga fondi 1.8 mln dollarë, i propozuar fillimisht nga Trump për të financuar ata që Shtëpia e Bardhë i quan "viktima të ndjekjeve penale të politizuara", sic cilësohen protestuesit e sulmit të 6 janarit në Kapitol). Po ashtu u ndryshua rrënjësisht Propozimi i jashtëzakonshëm që mbronte Donald Trumpin nga auditimet e taksave. Marrëveshja e re përcakton se ky imunitet për presidentin, dy djemtë e tij të mëdhenj dhe "Organizatën Trump" do të zbatohet vetëm në mënyrë prapavepruese për vitet e kaluara tatimore, duke mos pasur asnjë efekt mbi deklarimet e tyre të ardhshme. Todd Blanche nuk është një emër i panjohur për publikun. Përpara se të merrte fillimisht drejtimin e përkohshëm të Departamentit të Drejtësisë pas shkarkimit të Pam Bondi në prill, ai shërbeu si avokati kryesor privat i Donald Trump në disa prej betejave të tij më të mëdha penale. Blanche udhëhoqi ekipin ligjor të Trump në gjyqin e Nju Jorkut për çështjen e pagesave ndaj Stormy Daniels, si dhe në dy çështjet federale të ngritura nga këshilltari special Jack Smith, për dokumentet e klasifikuara dhe përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020, të dyja të rrëzuara pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Opozita demokrate e ka kundërshtuar me forcë këtë lëvizje, duke akuzuar Shtëpinë e Bashkë se po e shndërron qëllimisht organin më të lartë të drejtësisë në një armë politike personale. Me këtë konfirmim, Trump vulos kontrollin e tij të drejtpërdrejtë mbi agjencitë federale ligjzbatuese, duke shënuar një epokë të re të funksionimit të institucioneve të pavarura në SHBA.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55