Top Channel/ I ati përplasi për vdekje vogëlushët, fëmijët e autorit bëjnë reagimin e papritur
05/05/2026 19:42

Fëmijët e Nikoll Radaçit kanë reaguar duke kërkuar sërish ndjesë për ngjarjen e rëndë të shkaktuar nga babai i tij në Durrës, por duke kërkuar që të mos fajësohen ata. Në deklaratën e dhënë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ata shprehen se që pas arrestimit, nuk kanë pasur më asnjë komunikim me të atin, duke kërkuar që të marrë dënimin e merituar. “Në radhë të parë, duam t’u japim ngushëllime familjeve të viktimave. Në emrin tim dhe të familjes sime, dua të kërkoj falje publike për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur. Aksidenti i shkaktuar nga babai ynë ka marrë jetën e dy fëmijëve të pafajshëm dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që kjo ngjarje ka shkaktuar te familjet e tyre dhe te të gjithë ne si shoqëri. Ngjarjen e morëm vesh nga media. U shokuam, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish dhe, mbi të gjitha, për fëmijë të mitur. I kemi ndjekur detajet dhe prononcimet në media. Ato janë diçka për të cilat çdo njeri ka mendim të ndryshëm. I kuptojmë njerëzit që janë kaq të irrituar, por kjo po ndikon shumë keq edhe te ne si fëmijë, sepse ishte një gabim individual dhe mediat, duke folur më shumë, po na godasin edhe ne si fëmijë. Ne nuk po mbrojmë aktin, babai ynë do të marrë dënimin e merituar për këtë gabim që ka bërë. Ju lutem na kuptoni, jemi të shkatërruar. Me babin nuk kemi pasur kontakt tani që është arrestuar. Po, është e vërtetë që jemi larguar nga shtëpia për arsye sigurie, sepse është një rast i rëndë dhe nuk ishte e sigurt jeta jonë që pas asaj tragjedie që ndodhi, ne të rrinim aty, pasi i kemi shumë afër njerëzit e viktimave. Mesazhi ynë për ta është: Nga zemra kërkojmë falje. E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen që po kalojnë, por ne ndajmë me ta këtë dhimbje. Jemi njerëz dhe, mbi të gjitha, jemi fëmijë… dhe e kuptojmë sa e rëndë është kjo humbje. Po, ka pasur raste që ai konsumonte alkool. Për sa i përket pjesës së shpejtësisë, e kemi marrë si informacion nga policia që i është hequr patenta, por dua të shtoj edhe diçka që është folur shumë: pse ne nuk e kemi ndaluar. Ne i kemi thënë që të ketë kujdes kur të jetë me makinë. Nuk mund të na fajësoni ne si fëmijë, pasi edhe ne punojmë dhe nuk mund të jemi gjatë gjithë kohës në prani të babit për të parë nëse është i alkoolizuar. Në shumë raste jemi munduar t’ia shpjegojmë dhe ta ndalojmë, por nuk mund të ndalojmë dot veprimet e tij, pasi nuk jemi gjithmonë të pranishëm”, shprehen ata. Hetimet kanë zbuluar se drejtuesi i automjetit, Nikoll Radaçi, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas përplasjes së fëmijëve, mjeti u ndal vetëm pas përplasjes me një automjet të parkuar pranë lokalit. Radiçi u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pak më vonë nga uniformat blu. Në Komisariat, pasi i ka kaluar gjendja e dehjes, ai ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga momenti i aksidentit. Të dhënat tregojnë se nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022. Banorët e zonës e përshkruajnë si një drejtues problematik, autorin e dyshuar, por dhe persona të tjerë duke ngritur shqetësime për mungesën e kontrollit dhe sigurisë në rrugët e lagjeve. Nikoll Radaçi në komunitet njihej me emrin “Bisha e rrugës”, nofkë që ia kishte vënë vetes.

Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23
Top Channel/ Pas dorëheqjes së 130 drejtorëve, Rama prezanton reformën: Promovim vetëm me meritë
02/11 15:22
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08