Një i burgosur në bllokun e sigurisë në Tiranë është gjetur i vetëvarur me rrobat e tij gjatë natës së shkuar. Donald Greku 46 vjeç, i arrestuar për vjedhje nga komisariati numër tre në Tiranë për vjedhje, është gjetur i vetëvarur me tuta rreth orës 01:20 të mëngjesit. Punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë.