Top Channel/ I arrestuari i merr armën dhe plagos policin, transportohet te trauma efektivi
18/05/2026 22:43

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin Fier–Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, ku një 45-vjeçar i shoqëruar nga policia dyshohet se ka marrë armën e shërbimit të një efektivi dhe e ka plagosur gjatë transportimit drejt Komisariatit të Kuçovës. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Zamir Skënderi, 45 vjeç, banues në Kuçovë dhe i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, ishte arrestuar në Fier për prishje të qetësisë publike. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë mesditës ai ishte konfliktuar edhe në ambientet e Prokurorisë së Fierit dhe më pas ishte shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Fierit. Për shkak se 45-vjeçari ishte banues në Kuçovë, Policia e Fierit kishte kërkuar mbështetjen e Komisariatit të Policisë Kuçovë për transportimin e tij. Tre efektivë policie ishin nisur për ta marrë dhe po e transportonin me mjetin e policisë drejt Kuçovës, kur ngjarja ka ndodhur brenda patrullës. Gjatë rrugës, në dalje të fshatit Kutalli, dyshohet se mes Skënderit dhe efektivit të policisë Arsen Toska, 20 vjeç, i cili ndodhej në sediljen e pasme së bashku me të shoqëruarin, ka nisur një konflikt. Në ato momente, 45-vjeçari dyshohet se i ka marrë armën e shërbimit policit dhe ka qëlluar një herë në pjesën e kofshës, duke e plagosur. Menjëherë kanë ndërhyrë dy punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin në automjet, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, teksa ai tentonte të largohej. Efektivi i plagosur është transportuar fillimisht drejt Spitalit të Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Burime paraprake bëjnë me dije se Zamir Skënderi njihet edhe si konsumator i lëndëve narkotike, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të incidentit të ndodhur brenda mjetit të policisë.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58