Këtë të hënë po mbahet seanca e radhës në GJKKO për hakerimin e kompjuterëve të dy prokurorëve të SPAK. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur në GJKKO për seancën. Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme.