Top Channel/Hyri në sallën e operacionit për një ndërhyrje estetike, efektivja e policisë humb jetën
04/08/2026 22:47

Një efektive e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) ka humbur jetën pas komplikacioneve të një ndërhyrjeje estetike në Republikën Dominikane, ndërsa familja e saj kërkon një hetim për të zbardhur nëse ka pasur neglizhencë mjekësore. Rebecca De Paula, 31 vjeçe, e cila ishte pjesë e forcave të policisë prej më pak se dy vitesh, vdiq të dielën në mëngjes pas një operacioni për heqjen e implanteve të gjirit në një klinikë në Santo Domingo. Sipas familjarëve, De Paula pësoi një infeksion bakterial pas ndërhyrjes kirurgjikale, i cili dyshohet se çoi në përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore. Nëna e saj ka deklaruar se udhëtoi drejt qendrës shëndetësore pasi mori lajmin se vajza e saj ishte në gjendje të rëndë, por kur mbërriti mësoi se ajo kishte ndërruar jetë. Rebecca De Paula ishte vlerësuar në muajin mars si “Oficerja e Muajit” në komisariatin e 46-të të Bronx-it, për “punën e jashtëzakonshme policore dhe përkushtimin ndaj komunitetit”. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve dhe, përveç punës si police, kishte shërbyer edhe si pastore së bashku me bashkëshortin e saj. Presidenti i Shoqatës së Policëve të Nju Jorkut, Patrick Hendry, shprehu ngushëllimet për humbjen e saj. “Zemrat tona janë të rënduara nga humbja e motrës sonë, oficeres Rebecca DePaula, e cila ndërroi jetë jashtë shërbimit pas vetëm 18 muajsh në detyrë. I kërkojmë të gjithë njujorkezëve të mbajnë familjen, miqtë dhe kolegët e saj në lutje gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha ai. Të afërmit e De Paula-s po kërkojnë që autoritetet lokale në Republikën Dominikane të hetojnë rrethanat e vdekjes dhe të përcaktojnë nëse gjatë procedurës ka pasur gabime mjekësore ose neglizhencë. Sipas ekspertëve të kirurgjisë plastike, heqja e implanteve të gjirit mund të shoqërohet me komplikacione, përfshirë infeksione, mpiksje gjaku, probleme kardiake dhe pulmonare, grumbullim lëngjesh ose hematoma. Të dhënat e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se mes viteve 2009 dhe 2022 janë regjistruar 93 vdekje të lidhura me operacione estetike te shtetas amerikanë në Republikën Dominikane. Vdekja e De Paula-s vjen pas një tjetër rasti tragjik që preku policinë e Nju Jorkut. Në tetor 2025, detektivja e NYPD-së Alicia Stone humbi jetën një javë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje estetike me ngritje të vitheve dhe liposuksion në Kolumbi. Familja e Rebecca De Paula-s tashmë pret rezultatet e hetimit për të kuptuar shkaqet e plota të vdekjes së saj.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23