Hyri për një seancë fotografike në kafazin e një leopardi, por modelja gjermane dhe ata që e shoqëronin nuk i kishin bërë llogaritë mirë. Kafsha e sulmoi 36 vjecaren duke i carë fytyrën. Leopardi femër, edhe pse dukej i qetë u hodh papritur mbi Jessica Leidolph që duket se do të mbetet me shenja të përhershme në fytyrë. 36 vjecarja humbi ndjenjat dhe u dërgua me helikopter në spital, ndërsa nga plagët nuk i pushonte gjaku. Modelja u fut menjëherë në sallën e operacionit. Leopardi i quajtur Troja i kishte kafshuar vazhdimisht njërën faqe, veshin dhe kokën. Troja, 16 vjece dhe një leopard tjetër 18 vjecar, Paris, ishin shfaqur më parë në një reklamë për gjigandin e elektronikës, Panasonic. Ata qëndrojnë në një shtëpi të madhe në Saksoni Anhalt, e cila strehon 135 kafshë dhe përdoret shpesh për séanca fotografike.