Top Channel/ Hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, ministri vizitë në uzinën e Mjekësit
22/08/2024 17:21

Nga sot hyn në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola vizituan uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie. Ministri Vengu inspektoi disa nga mjediset e prodhimit dhe u njoh me punën që bëhet aktualisht në këto uzina. Ministri u takua me drejtues dhe punonjës të ndërmarrjes që ka nevojë emergjente për investime e që ligji i ri i siguron për ta transformuar sërish në institucion të rëndësishëm të mekanizmit ushtarak të vendit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për industrinë ushtarake, bëhet i mundur krijimi i një strukture të re në formën e një shoqërie tregtare me të gjitha kapacitetet e nevojshme për të ndërvepruar në tregun e sotshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të strategjisë ushtarake, në kuadrin e dinamikave aktuale globale të sigurisë dhe mbrojtjes. Ringritja e industrisë ushtarake do të kërkojë një qasje të integruar dhe të koordinuar që adreson jo vetëm aspektet teknologjike dhe operative, por edhe ato ligjore, financiare, ekonomike, sociale dhe ambientale. Ky proces ka për qëllim të nxisë inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në fushën e industrisë së mbrojtjes, nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat, ndërsa Shqipëria pritet të forcojë përmes pozicionin e saj strategjik në rajon, duke u bërë një aktor më i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në qasje të plotë me objektivat e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42