Top Channel/ Hungaria në krah të Dodik:”Veto nëse BE-ja sanksionon serbo-boshnjakun!
20/12/2021 13:51

Hungaria do t`i vërë veton ndaj një propozimi të mundshëm për të vendosur sanksione ndaj anëtarit serb të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Pohimin e bëri ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto pasi shefja e re e diplonacisë gjermane, Annalena Baerbock, e paralajmeroi në profilin e saj zyrtar në Facebook një skenar të tillë.“Ne jemi të shqetësuar për deklarata të tilla, sepse Bosnja dhe Hercegovina është afër nesh, ruajtja e stabilitetit dhe paqes në vend është interesi ynë bazë i sigurisë. Berlini është më larg, por jo aq larg sa të mos mund të fluturosh kurrë për në Banja Luka prej andej. Negocioni. Flisni me serbët. Me ta, jo për ta. Ndoshta kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni situatën”, tha Szijarto.Ai shtoi se BE-ja mund të vendosë sanksione vetëm me vendim unanim të të gjitha shteteve anëtare.“Dhe vetëm për të qenë të qartë, Hungaria nuk do të japë mbështetjen e saj për asnjë sanksion kundër liderit të serbëve në BeH, Milorad Dodik. Nëse ka një propozim të tillë, ne do të vëmë veton. Dialog, jo sanksione, kjo është ajo që politika e BE-së do të duhej të bënte rreth Ballkanit Perëndimor në të ardhmen”, ka theksuar ministri hungarez. Javen që shkoi , qeveria e re gjermane i bëri thirrje Brukselit për masa ndaj Milorad Dodik për shkak të përpjekjeve të tij për shkëputjen e Republikës Srpska dhe vendimin për t’u tërhequr nga niveli shtetëror.

Top News- “SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani e Kosova”, ish-këshilltari i Trump jep alarmin
19/03 23:00
Top News- Arabia Saudite do hyn në luftë, nuk heziton më: Ndëshkim për Iranin
19/03 22:39
Top News- Irani plan djallëzor kundër SHBA, zgjeron luftën…do hakmarrje
19/03 22:38
Top News- Tym e zjarr nga predhat, panik në Izrael, Libani hakmerret për Iranin
19/03 22:37
Top News- Izraeli nuk i bindet Trump, thyen urdhrin dhe përshkallëzon luftën me Iranin
19/03 22:37
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top News- Irani rrëzon avionin e gjeneratës së fundit/ F-35 goditet në fluturim
19/03 20:31
Top Channel/ Europa dhe Japonia PLAN për Hormuzin, masa për siguri. Dyfishohet çmimi i gazit
19/03 19:39
Top News- Goditet grupi kriminal shqiptar/ Britani, trafikonin drogë cilësore dhe armë zjarri
19/03 18:23
Top Channel/ Italia ul akcizën e naftës: Ndërhyrje për uljen e cmimit të karburantit!
19/03 15:06
Top News- Irani vendos tra në Hormuz/ Planifikon tarifa për ccdo anije me naftë që do të kalojë
19/03 15:05
Top News – ‘Shpërthejnë’ qershitë në Tokio / Sezoni i magjisë fillon zyrtarisht në Japoni
19/03 14:47
Top News- Avioni luftarak rus ‘shëtitje’ mbi Estoni / Reagon menjëherë NATO, shkeli hapësirën ajrore
19/03 14:46
Top News – Irani kërkon ndihmë nga Rusia e Kina / CIA konfirmon…por detajet ‘me dyer të mbyllura’
19/03 14:22
Top News – Më e lumtura në botë për 9 vite rresht / Finlanda mban kurorën, Afganistani i fundit
19/03 14:06
Top News- OKB përgatitet për luftë bërthamore/Udhëzon dhe trajnon stafin si të përballojë rrezatimet
19/03 13:09
Top News – Hittler përballet me Zielinskin / Gara zgjedhore në qytetin francez bëhet virale
19/03 12:20
Top Channel/ Shpërthen meningjiti në Angli, mjekët: Nis si skuqje syri, po prek shumë të rinjtë!
19/03 12:12
Top News – BE Sh.P.K, përgjigja e Brukselit për SHBA e Kinën. Propozimi për një mjedis të unifikuar
19/03 12:10
DIGITALB DIGITALB