Top Channel/ Hungaria ndalon grumbullimet e komunitetit LGBTQ+, Orban: E bëjmë për fëmijët tanë
14/04/2025 21:29

Parlamenti i Hungarisë miratoi sot ndryshimet kushtetuese që synojnë personat LGBTQ+ dhe ato që qeveria i quan “rrjetet e presionit politik të financuara nga jashtë” që minojnë sovranitetin e vendit. Amendamentet kushtetuese janë pjesë e fushatës politike të Viktor Orban për të rritur bazën e tij të votuesve dhe gjithashtu për të joshur votat nga e djathta ekstreme, thanë disa analistë. Orban është zotuar të godasë fondet e huaja të mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare në Hungari, ndërkohë që do të përshkallëzojë fushatën e tij politike kundër komuniteteve LGBTQ+. Amendamentet kushtetuese, të cilat kaluan lehtësisht të hënën për shkak të shumicës dhe me mbështetjen e ligjvënësve të ekstremit të djathtë, theksojnë mbrojtjen e zhvillimit fizik dhe moral të fëmijëve mbi të gjitha të drejtat e tjera. Amendamenti kaloi me 140 vota pro dhe 21 kundër. “Ligjvënësit e qeverisë e shohin këtë ndryshim si një mbrojtje kushtetuese kundër ndikimeve ideologjike që ata argumentojnë se kërcënojnë mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht në kontekstin e ngjarjeve si paradat e Krenarisë”, tha zëdhënësi i qeverisë përpara votimit. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu në kushtetutë që Hungaria njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, në përputhje me axhendën kristiane-konservatore të Orbanit. Amendamenti i së hënës mbështet legjislacionin e miratuar më 18 mars që ndalon marshimin vjetor të Krenarisë, duke kufizuar lirinë e grumbullimit dhe duke shkaktuar protesta kundër ndryshimeve të ndjekura me shpejtësi nga partia e Orbanit. Kryeministri nacionalist Viktor Orban, në pushtet që nga viti 2010, përballet me zgjedhjet në 2026 me ekonominë në vështirësi dhe një parti të re opozitare që paraqet sfidën më të fortë deri më tani për qeverisjen e tij.

Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54