Hungaria shpalli "gjendjen e jashtëzakonshme energjetike", e njoftoi se do të ndalonte eksportet e gazit në vendet fqinje, një lëvizje kjo që synon t`i garantojë vendit furnizimin me energji në mesin e pakësimit të fluksit të gazit nga Rusia. "Ka ardhur koha që qeveria të kalojmë në veprim," tha Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Nga gushti, eksportet e lëndëve djegëse fosile drejt vendeve fqinje do të ndalohen dhe ndërmerren masa për të rritur prodhimin e brendshëm të gazit me 33%, nga 1.5 miliardë metra kub (bcm) në 2 bcm. Gazi mbulon 85% të nevojave të Hungarisë për ngrohje, dhe shumica e tij vjen nga Gazpromi rus.