Edhe pse nuk pengoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Ukrainës në BE, Hungaria e përdori veton e saj për t`i bllokuar vendit të përballur me agresionin rus ndihmat financiare të bllokut, aq të nevojshme për të. Në samitin e Brukselit, liderët e tjerë i anashkaluan kundërshtimet e kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili u largua nga dhoma teksa ata hodhën hapin historik për celjen e negociatave të anëtarësimit të një vendi në luftë.