Top Channel/ “Humbja na shokoi”! Merz nuk tërhiqet, paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë
07/09/2026 19:58

Kryetari i CDU-së dhe kancelari federal, Friedrich Merz, ka njoftuar pasoja pas fitores së thellë të AfD-së në Saksoni-Anhalt dhe humbjes së partisë së tij. Kancelari i Gjermanisë u shpreh i tronditur për humbjen, pas mbledhjes urgjente me drejtuesit e CDU në Berlin. “Të gjithë jemi thellësisht të tronditur. Nuk e kishim pritur këtë në këtë formë. Rezultati duhet pranuar natyrisht, pasi këto janë rregullat e demokracisë. Por me ditën e djeshme nuk ka ndryshuar vetëm Saksoni-Anhalti, por e gjithë Gjermania. Kjo është humbja më e rëndë zgjedhore që CDU-ja ka pësuar prej vitesh, madje prej dekadash. Kjo natyrisht do të duhet të ketë pasoja”, tha Merz. Ai theksoi se CDU-ja nuk mund të vazhdojë thjesht rutinën e përditshme. Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar tronditje të mëdha si në vend, ashtu edhe brenda CDU-së. Merz tha se do të përpiqet t’i përgjigjet seriozitetit të situatës, duke shtuar se rezultati zgjedhor prek edhe atë personalisht. “Institucionet tona janë të forta dhe të qëndrueshme. Kushtetuta gjermane e mbron dhe garanton këtë rend, dhe qeveria federale që unë drejtoj do të sigurojë që Kushtetuta të zbatohet. Ky mesazh vlen edhe për miqtë tanë në Evropë dhe në të gjithë botën. Ne e dimë se Gjermania, për shkak të historisë së saj, mban një përgjegjësi të veçantë. Gjermania do të ruajë gjithmonë lidhjen e saj të fortë me Evropën”, shprehu kancelari gjerman, Friedrich Merz. Kancelari Merz nuk po shqyrton pasoja personale për veten, pavarësisht rezultatit të dobët të CDU në zgjedhjet e landit Saksoni-Anhalt. “Dorëzimi nuk është një opsion për mua. Të gjithë së bashku duhet të bëhemi më të mirë. Dhe po kërkoj mënyra se si mund ta arrijmë këtë. Bëhet fjalë që edhe brezat e ardhshëm të mund të jetojnë në liri, paqe dhe siguri. Dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të largohem. Në javët dhe muajt e ardhshëm do të përpiqem ta bëj ndryshe politikën, ta bëj më mirë. Bindjet e mia themelore nuk ndryshojnë”, tha Merz. Merz kishte thënë në fillim se do ta përgjysmonte AfD-në, ndërkohë që zgjedhjet në Saksoni-Anhalt përgjysmuan CDU-në e tij. Për Merzin, presioni sa vjen e rritet. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AFD) fitoi zgjedhjet për parlamentin rajonal të Saksoni-Anhaltit me një epërsi të madhe, por nuk arriti shumicën absolute. CDU-ja u rendit në vendin e dytë, duke pësuar humbje të konsiderueshme.

Top News – Putin po dështon në Ukrainë! Mobilizohet NATO: Të bëjnë më shumë
14/10 15:21
Top News – Irani ndryshon taktikë lufte… / Shton sulmet në Hormuz para zgjedhjeve në SHBA
14/10 15:21
Top News – IA te furrat e televizorët tanë / Anthropic lëshon alarmin: Replikon veten brenda muajsh
14/10 15:13
Top News – Bullgaria në alarm, anijet nën sulm / I bashkohet nismës së NATO-s kundër dronëve
14/10 15:03
Top Channel/“Luftë” për buxhetin, Shqipëria “me yll”: Çfarë pritet nga samiti i BE-së në tetor!
14/10 14:38
Top News – Rusia zemëron Japoninë / Arrestohet gazetari nën akuzën për spiunazh
14/10 14:07
Top News – Digjet stacioni i trenit në Paris/ 100 zjarrfikës në ‘luftë’ me flakët, tym i zi në qiell
14/10 14:06
Top News – Hodhi në erë ‘Nord Stream’ / Ish oficeri ukrainas del në gjyq në Gjermani
14/10 13:55
Top News – Policia gjermane ‘arreston’ robotin /‘Ngacmoi seksualisht’ një vajzë, në pranga 2 të rinj
14/10 13:54
Top News – ‘Ditë e zezë për Turqinë…’ / Policia bastis televizionin opozitar, ndalon transmetimin
14/10 13:36
Top Channel/Mediat e huaja për protestën:Mori kthesë të dhunshme, studentët protestojnë për arsimin!
14/10 12:13
Top News – Meloni sërish kundër Trumpit / Marrëveshja me Rusinë, ‘zgjedhje shumë e rrezikshme’
14/10 12:04
Top News – Trump nis ‘shpimin masiv’ në Grenlandë / Naftë e gaz nën akullin 1.6 kilometra të trashë
14/10 11:55
Top News – SpaceX ndëshkon Ukrainën / Kufizon operacionet e Starlink duke penguar ushtrinë
14/10 11:55
Top News – ‘Putin tallet me Trumpin’ / Raketat hipersonike valë valë mbi Kiev, vendi në terr
14/10 11:51
Top News – Papa diagnostikohet me kancer / Vatikani konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm
14/10 11:43
Top Channel/ Papa me kancer në mushkëri, Vatikani: Operacioni përfundoi me sukses të plotë!
14/10 11:11
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
14/10 09:44
Top Channel / Lajm tronditës! Papa Leoni XIV me kancer! Sëmundja i ka prekur mushkërinë
14/10 00:16
Top Channel / Aferat që larguan ambasadoren në Greqi! E hoqi Trump
14/10 00:14