Top Channel/ Humbja e thellë ndaj Trump, Harris dhe Biden shfaqen për herë të parë pas zgjedhjeve
11/11/2024 23:12

Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Joe Biden vendosi një kurorë me lule të hënën pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, për të nderuar ushtarët e rënë. Aktiviteti shënoi dhe shfaqjen e tij të parë publike me Nënpresidenten Kamala Harris që nga humbja e saj në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Kjo shënon gjithashtu edhe herën e parë që zonja Harris shihet në publik që nga fjalimi i 6 nëntorit, kur ajo pranoi humbjen në zgjedhje. Demokratët, janë përfshirë në debate të brendshme lidhur me arsyet që çuan në humbjen e tyre në zgjedhje. Disa kanë vënë në dukje këmbënguljen e Biden për të kandiduar sërish edhe pse në moshën 81-vjeçare dhe pavarësisht se kishte premtuar për të shërbyer si urë për gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve demokratë. Kritikat ndaj vetë Harrisit kanë qenë më të heshtura. Më herët Biden mikëpriti disa veteranë në Shtëpinë e Bardhë, përpara se të shkonte në varrezat e Arlingtonit. Ceremonia vjen përpara se Presidenti Biden të presë për një takim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Nga ana tjetër Trump ka nisur të përzgjedhë emrat për administratën e tij të re. Ai njoftoi se do të rikthejë një zyrtar të linjës së ashpër mbi emigracionit, Tom Homan, për të shërbyer mbi këtë çështje në nivel kombëtar ndërsa njoftoi emrin e ligjvënëses Elise Stefanik për ambasadore në Kombet e Bashkuara. Vetë Trump ka pretenduar prej kohësh se është një mbështetës i fortë i ushtrisë amerikane, por kritikët e tij e kanë akuzuar për komente denigruese në drejtim të veteranëve.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19