Dy të mitur humbën jetën natën e kaluar në një aksident automobilistik që ndodhi në Shkozet të Durrësit, në aksin që lidh Urën e dajlanit me Nish Tullën, para gjykatës së Apelit. Të miturit së bashku me një të rritur ndodheshin pranë kontejnerëve të mbetjeve urbane, kur një automjet që lëvizte me shpejtësi në rrugë i ka goditur nga pas dhe siç rezultoi më pas drejtuesi i mjetit, një i ri 23-vjeçar nga Durrësi ishte në gjendje të dehur.