Zjarri në banesën në lagjen 1 të Pogradecit, që i mori jetën një 52-vjeçareje në orët e para të mëngjesit, dyshohet se është i qëllimshëm. Një nga fqinjët e viktimës ka thënë: "Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë."