Top Channel/ Humbi gruan dhe djalin në aksident në Greqi, rrëqeth shqiptari: Ma ndjeu zemra
07/08/2026 22:20

“Humba edhe gruan, edhe djalin. Ata po shkonin në punë, nuk e di çfarë ndodhi… humba gjithçka. E ndjeva se diçka nuk po shkonte mirë dhe i mora në telefon, por nuk mu përgjigjën. Me këto fjalë prekëse, bashkëshorti i 43-vjeçares dhe babai i 21-vjeçarit shqiptar përshkroi për mediat dhimbjen e madhe që po përjeton pas aksidentit tragjik rrugor të ndodhur të premten në mëngjes në rrugën provinciale Amfipoli–Drama, pranë zonës së Paleokomit në Serres. Brenda pak çastesh, ai humbi bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët ishin nisur herët në mëngjes drejt vendit të punës. Sipas mediave greke, familja ishte me origjinë nga Shqipëria dhe jetonte prej vitesh në Paleokomi. 43-vjeçarja dhe djali i saj 21-vjeçar punonin në të njëjtën kompani, me seli në plazhin e Ofrynit, dhe mëngjesin e së premtes po udhëtonin së bashku për në punë. Ata udhëtonin me të njëjtin automjet, ku i riu ishte në timon, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit. Rreth orës 07:30, automjeti u përplas ballë për ballë me një kamion, përplasje që rezultoi fatale për të dy. Çfarë deklaron shoferi i kamionit? Shoferi 56-vjeçar i kamionit ka dhënë versionin e tij për momentet që paraprinë aksidentin fatal. Duke folur për mediat greke, ai deklaroi se po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/orë, kur papritur pa automjetin me të cilin udhëtonin nëna dhe djali të humbiste kontrollin dhe të kalonte në korsinë e kundërt. “Po lëvizja normalisht në korsinë time me 75 deri në 80 kilometra në orë, aq sa lejohet në atë segment. Papritur pashë një makinë që vinte drejt meje. Dukej se kishte humbur kontrollin në zbritje nga zona e Soulit të Vogël”, tha ai. Sipas 56-vjeçarit, ai u përpoq të shmangte përplasjen duke devijuar majtas, por nuk pati kohë të evitonte goditjen. “Makina kishte kaluar në korsinë time. Pashë se shoferi po përpiqej të rikthente kontrollin e timonit, ndërsa unë u përpoqa të lëvizja majtas për ta shmangur, por nuk ia dola. Më përplasi dhe ndodhi tragjedia”, shtoi ai. Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndërhynë forca të policisë, dy automjete zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, të cilat punuan për nxjerrjen e viktimave dhe menaxhimin e situatës. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta në të cilat ndodhi përplasja tragjike.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55