Një 61-vjeçar ka humbur jetën këtë mbrëmje në Lushnjë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, duke përfunduar në kanal. Aksidenti tragjik është shënuar në fshatin Zhamë. Sherbet Metën e ka zënë zetori poshtë. Mjeti nuk ishte i pasur me drita, ndërsa humbja e kontrollit rezultoi fatale.