Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa po udhëtonte me biçikletë në qendër të Lezhës. Sipas dëshmitarëve, shtetasi ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është përplasur me mjetin. Ai u dërgua në spitalin e Lezhës, ku është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.