Kina po mbyll, po shkatërron e po tjetërson xhamitë, thotë Human Rights Watch, HRW, në raportin e saj më të fundit ku e cilëson këtë goditje të autoriteteve kineze si pjesë të një "përpjekjeje sistematike" për të frenuar praktikën e Islamit këtë vend. Në Kinën zyrtarisht ateiste, por që pretendon se e lejon lirinë fetare, numërohen rreth 20 milionë myslimanë. Vëzhguesit thonë me gjithatë se ka pasur një shtim të masave ndaj besimit të organizuar këto vitet e fundit, teksa Pekini kërkon kontroll më të madh mbi të.