Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, e cila refuzoi thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi më 26 maj se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe Kosovë-Serbi.